Bota

"Zonja e Parë", Trump falenderon bashkëshorten e tij dhe fëmijët: Kanë bërë punë të jashtëzakonshme

Ai u shpreh se gjatë muajve të fushatës çdo person nga familja ka bërë punë të jashtëzakonshëm. 

6 Nëntor 2024, 08:52 Nga r.ll
"Zonja e Parë", Trump falenderon bashkëshorten e tij dhe
donald trump

SHBA- Donald Trump në fjalimin e tij në Florida, e shpalli veten si fitues, ndonëse numërimi nuk ka përfunduar ende zyrtarisht. Trump falenderoi familjen e tij, ndërsa iu referua bashkëshortes së tij, Melani, si "Zonja e Parë" e SHBA-ve. Ai u shpreh se gjatë muajve të fushatës çdo person nga familja ka bërë punë të jashtëzakonshëm. 

“Dua të falenderoj gruan time të bukur, Melania, Zonjën e Parë. Që ka librin nr.1 best seller në vend, ka bërë një punë të jashtëzakonshme, punon shumë fort të ndihmojë njerëz. Falenderoj familjen, fëmijët tanë të jashtëzakonshëm. Falenderoj babain që na mungon, mamanë e Melanias, ishte një grua e jashtëzakonshme“, u shpreh Trump.

 

donald trump

Sondazh

Poll