Bota

Mijëra serbë protestë për aksidentin në stacionin e trenit në Novi Sad, hedhin tulla dhe shishe në zyrat e Partisë Progresive Serbe: Do mbani përgjegjësi (VIDEO)

Protestuesit akuzuan qeverinë serbe për neglizhencë dhe korrupsion. Aksidenti ndodhi të premten kur u shemb një pjesë e çatisë në hyrje të stacionit hekurudhor, duke lënë të vdekur 14 persona dhe duke plagosur tre të tjerë.

6 Nëntor 2024, 07:43 Nga N.F
Mijëra serbë protestë për aksidentin në stacionin e
Novi Sad

SERBI- Pas aksidentit në stacionin e trenit në Novi Sad, mijëra mbështetës të opozitës morën pjesë në një demonstratë në qytetin veriperëndimor serb. Protestuesit akuzuan qeverinë serbe për neglizhencë dhe korrupsion. Aksidenti ndodhi të premten kur u shemb një pjesë e çatisë në hyrje të stacionit hekurudhor, duke lënë të vdekur 14 persona dhe duke plagosur tre të tjerë.

Oficerët e policisë përdorën spraj për të shpërndarë turmën e mbledhur kur protestuesit filluan të thyejnë xhamat e bashkisë dhe të hedhin pleh organik brenda ndërtesës. Disa burra me kapuç hodhën vezë, shishe dhe tulla në zyrat e Partisë Progresive Serbe në pushtet, SNS.

"Njerëzit janë të zemëruar," tha deputeti Radomir Lazovic, i cili mori pjesë në demonstratë.

Demonstruesit mbanin pankarta ku shkruhej "Ju keni gjak në duart tuaja" dhe "ju do të mbani përgjegjësi" ndërsa brohoritnin parulla që bënin thirrje për arrestimin e presidentit Vuçiç. Në një postim në Instagram, presidenti i Serbisë theksoi se policia po tregon përmbajtje maksimale, por paralajmëroi protestuesit që të mos mendojnë se dhuna do të tolerohet, duke siguruar se rebelët do të dalin para drejtësisë.

Ministri i Transportit, Goran Vesiç dha dorëheqje për shkak të tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Vesiç në një konferencë për media ka sqaruar se nuk ndihet përgjegjës, por se po jep dorëheqje për arsye morale.

demonstrata ne serbi incidenti ne novi sad

Sondazh

Poll