Bota

Si kanë nderhyrë kinezet për të rritur reachin e Kamala Harris-it në TikTok

Nga rezultatet e paraqitura në grafikun e mëposhtëm rezulton se kandidati republikan në këto zgjedhje në SHBA, Donald Trump, ka përparësi nga kërkimet në çdo plaformë tjetër si Instagram, X dhe Facebook.

5 Nëntor 2024, 22:57 Nga M.B
Si kanë nderhyrë kinezet për të rritur reachin e Kamala
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Kinezët kanë ndëryrë në TikTok për të rritur reachin e Kamala Harris. Sipas të dhënave të publikuara nga "Terra World" ka rezultuar se kandidatja demokrate Kamala Harris paraqitet me përparësi nga kërkimet vetëm në platformën TikTok. Nga rezultatet e paraqitura në grafikun e mëposhtëm rezulton se kandidati republikan në këto zgjedhje në SHBA, Donald Trump, ka përparësi nga kërkimet në çdo plaformë tjetër si Instagram, X dhe Facebook.

Duke patur parasysh faktin se platfoma TikTok është nën pronësinë e kinezëve, kjo ka nxitur aludimet për ndërhyrje nga ana tyre për të nxjerr në avantazh Harris. Këto aludime nxiten edhe nga fakti se marrëdhëniet Trump-Kinë nuk kanë qenë ndër "më bashkëpunueset" e mundëshme.

Si kanë nderhyrë kinezet për të rritur reachin e Kamala

Amerikanët votuan të martën për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Ata do të vendosin nëse zv.presidentja Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, ose do të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish Presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020.

zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll