Bota

Ish-presidenti në avantazh me votat elektorale, Harris anulon fjalimet për sot, Trump bëhet gati për festë në Florida

Deri tani Harris ka siguruar 187 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 246. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.

6 Nëntor 2024, 07:21 Nga r.ll

 

Ish-presidenti në avantazh me votat elektorale, Harris anulon fjalimet
harris, trump

 

SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris nuk do të flasë përpara mbështetësve të saj këtë mbrëmje. Ajo do t'u drejtohet atyre të mërkurën. Njoftimin e bëri një nga drejtuesit e fushatës së saj.

Deri tani Harris ka siguruar 187 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 246. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.

Ndërkohë Donald Trump pritet të mbërrijë së shpejti në festën e vëzhgimit të fushatës së tij në West Palm Beach, Florida, ku pritet të flasë. Bashkë me të në dhomë janë Elon Musk, i cili ka bërë fushatë të madhe për Trump, si dhe aleatët politikë Robert F Kennedy Jr dhe Tulsi Gabbard.

Sipas BBC, mbështetësit kanë filluar gjithashtu të mblidhen jashtë, me shpresën për të kapur një pamje të autokolonës së Trump ndërsa ai hyn.

donald trump kamala harris

Sondazh

Poll