Bota

Kandidatët në SHBA me mesazhe për votuesit, Harris: Ky është momenti për të bërë zërat tuaj të dëgjohen! Trump: Së bashku mund ta bëjmë Amerikën të madhe sërish

Ndërsa Trump përmes postimit në 'X' tha se: “Është koha të dalim dhe të votojmë.

5 Nëntor 2024, 15:05 Nga E. D
Kandidatët në SHBA me mesazhe për votuesit, Harris: Ky
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe kandidati republikan Donald Trump po u bëjnë thirrje votuesve që të drejtohen drejt kutive të votimit ndërsa qendrat kanë filluar të hapen në të gjithë SHBA-në.

Harris përmes një postimi në 'X' tha se: “Amerikë, ky është momenti për të bërë zërat tuaj të dëgjohen”.

Ndërsa Trump përmes postimit në 'X' tha se: “Është koha të dalim dhe të votojmë. Kështu që, së bashku mund ta bëjmë Amerikën të madhe sërish.  Sot është zyrtarisht DITA E ZGJEDHJEVE! Kjo do të jetë dita më e rëndësishme në historinë amerikane.

Entuziazmi i votuesve është për tejet i lartë, sepse njerëzit duan të ‘Bëjnë Amerikën të Madhështore Përsëri’. Kjo do të thotë se radhët do të jenë të gjata! Unë kam nevojë që ju të dorëzoni votën tuaj pa marrë parasysh sa kohë do të marrë. QËNDRONI NË RADHË!

Demokratët radikalë komunistë duan që ju të mblidhni gjërat dhe të shkoni në shtëpi. Së bashku, ne do të kemi një fitore të jashtëzakonshme dhe do të ‘BËJMË AMERIKËN TË MADHËSHTORE PËRSËRI'!"

Kandidatët në SHBA me mesazhe për votuesit, Harris: Ky

zgjedhjet ne shba kamala harris donald trump

Sondazh

Poll