Aktualitet

Thyhen xhamat e një salloni bukurie në Pogradec, i dyshuari shoqërohet në komisariat

I dyshuari ka goditur me gurë drejt xhamave të subjektit e për pasojë janë thyer edhe disa pajisje të brendshme.

4 Nëntor 2024, 21:19 Nga ZH.LL
Thyhen xhamat e një salloni bukurie në Pogradec, i dyshuari
Parukeria, subjekti i sulmuar

POGRADEC- Një person i paidentifikuar, dyshohet se në gjendje të dehur ka thyer xhamat e një salloni bukurie në lagjen nr 2 të qytetit të Pogradecit në tentativë për të dëmtuar dhe shkatërruar ambientin. I dyshuari ka goditur me gurë drejt xhamave të subjektit e për pasojë janë thyer edhe disa pajisje të brendshme.

Salloni gjendej në katin e dytë të një pallati në qytet, teksa xhamat janë shpërndarë në trotuar, por pa shkaktuar lëndime.

Parukeria ka qenë e mbyllur ndërkohë që fill pas ngjarjes policia ka shkuar në zonë për të kryer të gjitha procedurat, ka rrethuar subjektin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se ky person është shoqëruar në polici ku pritet ti merret një dëshmi për rastin, shkaku që e kanë çuar në këtë veprim. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

pogradec sulmohet subjekti arrestohet i dyshuari

Sondazh

Poll