Bota

Harris përfundon fushatën elektorale në Filadelfia, apeli për votuesit e rinj: E shoh fuqinë tuaj

Ajo i dha fund serisë së saj disajavore të paraqitjeve duke reflektuar mbi një fushatë që ajo thotë se mblodhi njerëz nga të gjitha anët e kombit dhe të gjitha sferat e jetës.

5 Nëntor 2024, 07:34 Nga r.ll
Harris përfundon fushatën elektorale në Filadelfia, apeli
kamala harris

SHBA- Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris sapo ka mbajtur fjalimin e saj të fundit të fushatës në Filadelfia.

Ajo i dha fund serisë së saj disajavore të paraqitjeve duke reflektuar mbi një fushatë që ajo thotë se mblodhi njerëz nga të gjitha anët e kombit dhe të gjitha sferat e jetës.

"E jona nuk është një luftë kundër asgjëje, por për diçka... Sonte ne përfundojmë siç e nisëm: me energji, optimizëm, gëzim", tha Harris. 

Ajo bëri një thirrje të njohur për votuesit e rinj, duke thënë. "Në veçanti ju them se e shoh fuqinë tuaj dhe jam shumë krenare për ju."

Zëvendëspresidentja e di se do t'i duhen votues të rinj që ta mbështesin në numër të madh nëse dëshiron të fitojë zgjedhjet e sotme.

zgjedhjet ne shba 5 nentor 2024 kamala harris

Sondazh

Poll