Bota

Shtëpi të shkatërruara dhe makina të përmbysura gjithandej, publikohen pamje nga dëmet e mëdha të lëna pas nga stuhia në Oklahoma (VIDEO)

Pamjet ajrore të kapura në Oklahoma tregojnë dëme të rënda në shtëpi dhe automjete pasi tornadot e shumta shpërthyen në të gjithë shtetin herët të dielën.

4 Nëntor 2024, 14:31 Nga N.F
Shtëpi të shkatërruara dhe makina të përmbysura
SHBA

SHBA- Një stuhi e fortë dhe e rrezikshme përshkoi Oklahomën gjatë natës të së shtunës. Disa tornado të raportuar goditën në juglindje të Oklahomas duke shkaktuar dëme në qytet dhe periferitë përreth tij si Valley Brook, Del City dhe Harrah.

Dëmet më të mëdha u raportuan në Valley Brook, ku u shkatërruan shtëpi. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit ishin duke u zhvilluar herët në mëngjes në Valley Brook. Raportohet se ka disa të lënduar në Valley Brook. Në Oklahoma City, OKCPD raportoi se gjashtë persona u plagosën nga tornado dhe duhej të dërgoheshin në spital.

Pesë nga të plagosurit vinin nga e njëjta zonë e qytetit. OKCPD raportoi se të gjitha lëndimet nuk ishin kërcënuese për jetën. Pamjet ajrore të kapura në Oklahoma tregojnë dëme të rënda në shtëpi dhe automjete pasi tornadot e shumta shpërthyen në të gjithë shtetin herët të dielën. Njëmbëdhjetë persona kërkuan trajtim spitalor në Oklahoma County, sipas zyrtarëve lokalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

shba stuhia ne oklahama

Sondazh

Poll