Bota

Sulm me sëpatë në një stacion treni në Paris, plagosen 4 persona, dy në gjendje të rëndë

Mësohet se të plagosurit u sulmuan me sëpatë në një stacion treni në rajonin e Parisit. Lajmin e konfirmoi policia ndërsa bën me dije se  dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

4 Nëntor 2024, 10:19 Nga N.F
Sulm me sëpatë në një stacion treni në Paris, plagosen
Foto ilustruese

FRANCË- Katër persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Paris. Mësohet se të plagosurit u sulmuan me sëpatë në një stacion treni në rajonin e Parisit. Lajmin e konfirmoi policia ndërsa bën me dije se  dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në stacionin Ouxaire-la-Ferrières, rreth 30 kilometra në lindje të Parisit. Raportohet se atje shpërtheu një përleshje mes disa personave për një arsye ende të panjohur.

 

 

sulm me sepate ne paris te plagosur

Sondazh

Poll