Bota

Trump nuk e përjashton ndalimin e vaksinave nëse zgjidhet sërish president i SHBA-ve

Të premten, Kennedy tha se administrata e Trump do të nxiste ndalimin e fluorit në ujë në ditën e saj të parë në detyrë, duke pretenduar se produkti është një mbeturinë industriale që çon në probleme si kanceri dhe sëmundje të tjera.

4 Nëntor 2024, 08:51 Nga r.ll
Trump nuk e përjashton ndalimin e vaksinave nëse zgjidhet sërish
donald trump

SHBA- Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale, Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndalimit të vaksinave nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë këtë javë.

Në një intervistë për NBC News , ish-presidenti tha se ai dhe Robert F Kennedy Jr do të kishin një rol të madh në administratë nëse ai do të ishte fitimtar.

Kennedy, një politikan dhe avokat mjedisor, ka përhapur dezinformata mbi vaksinat për vite me radhë. Trump ka premtuar se do ta vendosë atë në krye të iniciativave shëndetësore. I pyetur nëse ndalimi i disa vaksinave do të ishte një opsion gjatë një mandati të dytë, Trump nuk e përjashtoi atë.

"Epo, unë do të flas me [Kenedin] dhe do të flas me njerëz të tjerë dhe do të marr një vendim, por ai është një djalë shumë i talentuar dhe ka pikëpamje të forta," tha kandidati republikan.

Të premten, Kennedy tha se administrata e Trump do të nxiste ndalimin e fluorit në ujë në ditën e saj të parë në detyrë, duke pretenduar se produkti është një mbeturinë industriale që çon në probleme si kanceri dhe sëmundje të tjera.

I pyetur për planin, Trump tha: "Epo, nuk kam folur ende me të për këtë, por mua më duket në rregull. E dini, është e mundur."

Trump nuk pranoi të fliste për role specifike që Kennedy mund të luante në një administratë të dytë, por në paraqitjet e fundit publike, ai e ka bërë të qartë se parashikon një rol të rëndësishëm për të. 

donald trump zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll