Aktualitet

Grabitja e 5.4 milionë eurove në Rinas, SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Çelën

Çela është i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe procesi i gjykimit ndaj tij u bë në mungesë dhe i ndarë nga pjesa tjetër e grupit.

4 Nëntor 2024, 13:49 Nga r.ll
Grabitja e 5.4 milionë eurove në Rinas, SPAK kërkon 19 vite burg
talo cela

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 19 vite burg për Talo Çelën, lidhur me grabitjen e 5.4 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Çela është i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe procesi i gjykimit ndaj tij u bë në mungesë dhe i ndarë nga pjesa tjetër e grupit.

Ndërkohë 7 anëtarët e tjerë të grupit që realizuan grabitjen e parave janë dënuar me 122 vite burg. Bëhet fjalë për Klement Çala, Eldi Çala, OItjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Alkond Bengasi. Apeli ka dënuar me 20 vite burg Klemend Çalën, ndërsa Eldi Çala dhe të pandehurit e tjerë, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, janë dënuar me nga 17 vjet burg secili.

Grabitja e Rinasit ndodhi në datën 9 prill të 2019. Në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion. Gjatë ndjekjes nga policia dhe pas shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë organizatori kryesor I grabitjes, Admir Murataj.

talo çela grabitja ne rinas

Sondazh

Poll