Aktualitet

Vodhi një sasi bakri në uzinën mekanike që administronte, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan, bëri edhe denoncim të rremë në polici

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka vjedhur një sasi bakri në uzinën mekanike që administronte. Policia gjithashtu në njoftim bën me dije se nga ky operacion janë sekuestruar 115 kilogramë bakër që pas vjedhjes e kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve

4 Nëntor 2024, 10:42 Nga N.F
Vodhi një sasi bakri në uzinën mekanike që administronte,
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 41-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka vjedhur një sasi bakri në uzinën mekanike që administronte. Policia gjithashtu në njoftim bën me dije se nga ky operacion janë sekuestruar 115 kilogramë bakër që pas vjedhjes e kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve.

I arrestuari mësohet se kishte bërë edhe denoncim të rremë në polici në lidhje me vjedhjen. Sipas policisë 41-vjeçari me inicialet A. R. ka telefonuar për të njoftuar për vjedhjen nga shtetas të paidentifikuar, me qëllim fshehjen e të vërtetës.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/Vodhi një sasi bakri në uzinën mekanike që administronte dhe bëri denoncim të rremë në Polici se shtetas të paidentifikuar kishin kryer vjedhjen, Policia vë në pranga 41-vjeçarin. Sekuestrohen 115 kilogramë bakër që pas vjedhjes e kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve.

Menjëherë pas njoftimit nga administratori i një uzine mekanike në Bradashesh, se në kabinën elektrike të këij subjekti, ishte vjedhur një sasi bakri, Komisariati i Policisë Elbasan kreu të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Nga hetimet dyshohet se autor i vjedhjes së sasisë së bakrit është administratori i uzinës, shtetasi A. R., 41 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka telefonuar Policinë, për të njoftuar për vjedhjen nga shtetas të paidentifikuar, me qëllim fshehjen e të vërtetës.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin u vu në pranga shtetasi A. R., si dhe u sekuestruan 115 kilogramë bakër që ai pas vjedhjes, i kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan arrestim denoncim te rreme

Sondazh

Poll