Bota

Trump për humbjen e zgjedhjeve të vitit 2020: Nuk duhej të larguar nga Shtëpia e Bardhë! Ne patëm kufirin më të sigurt në historinë e vendit tonë

Trump e kaloi pjesën më të madhe të fjalimit të tij duke u shprehur për ndërhyrjet e supozuara në zgjedhje këtë vit dhe duke u ankuar për largimin e tij nga detyra pas humbjes nga Joe Biden katër vjet më parë.

3 Nëntor 2024, 22:57 Nga N.F
Trump për humbjen e zgjedhjeve të vitit 2020: Nuk duhej të
Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA dhe kandidati për president, Donald Trump së fundmi u shpreh para mbështetësve të tij se ai duhej të kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020. Kjo deklaratë e tij u bë gjatë një prej tubimeve të tij të fundit të fushatës, në Lititz në shtetin e fushëbetejës së Pensilvanisë.

Trump e kaloi pjesën më të madhe të fjalimit të tij duke u shprehur për ndërhyrjet e supozuara në zgjedhje këtë vit dhe duke u ankuar për largimin e tij nga detyra pas humbjes nga Joe Biden katër vjet më parë. SHBA kishte “kufirin më të sigurt në historinë e vendit tonë” në ditën kur ai la detyrën, pretendoi Trump.

“Ne patëm kufirin më të sigurt në historinë e vendit tonë ditën që u largova”, tha Trump. “Nuk duhej të isha larguar, dua të them sinqerisht, ne ia dolëm aq mirë, e patëm kaq mirë” tha ai.

Vërejtja pasqyronte atë që Trump u tha ndihmësve dhe aleatëve pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020, një humbje që ai nuk e ka pranuar kurrë. Trump gjithashtu kaloi kohë në tubimin në Lititz duke sulmuar një seri sondazhesh të fundit, veçanërisht një sondazh i Des Moines Register në Iowa që e vendosi atë katër pikë prapa Harris në shtetin e Iowa. Harris në përgjithësi nuk pritet të fitojë Iowa-n, por mund të jetë tregues i momentit të saj në ditët e fundit

trump zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll