3 Nëntor 2024, 20:43
Nga N.F
Kemi Badenoch
ANGLI- Kemi Badenoch ka thënë se do t’i tregojë “të vërteta të hidhura” si shtetit, ashtu edhe partisë së saj, teksa ka nisur punën si lidere e Partisë Konservatore në Britani të Madhe. Në paraqitjen e parë para mediave, Badenoch ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se Britania po varfërohet dhe po humb garën me shtetet tjera.
Përgjatë intervistës, ajo ka thënë se “duhet analizuar se si mund të riorganizojmë ekonominë tonë për të qenë gati për të ardhmen, dhe jo vetëm për atë që kemi bërë deri më tani”.
“Mendoj që në këtë pikë kemi sfidë, por jam shumë optimiste për atë që mund të bëjmë”.
Brenda ditësh, ajo pritet t’i bëjë publikë emrat e kabinetit të saj brenda partisë, që aktualisht është në opozitë. Badenoch është bërë gruaja e parë me ngjyrë që udhëheq një parti të madhe politike evropiane.
Përzgjedhjet e saj në kabinet do të tregojnë se në çfarë drejtimi mëton të çojë partinë, teksa konservatorët tentojnë të marrin veten, pas humbjes në zgjedhjet e fundit. Në fjalimin e saj të fitores të shtunën, Badenoch e ka pranuar se partia e saj ka shumë punë për të bërë dhe që duhet të jetë e sinqertë për gabimet që ka bërë.
“Ka ardhur koha për të thënë të vërteta, për të rritur zërin për parimet tona, për të planifikuar të ardhmen, për të rikrijuar politikat dhe mënyrën e të menduarit, dhe për t’i dhënë partisë e shtetit tonë fillimin e ri që e meritojnë”.
Sipas saj, Qeveria aktuale e laburistëve “do të dështojë”, sepse “janë duke përsëritur shumë gabime tonat në këtë sistem të thyer”. Zgjedhjet e radhës në Britani do të duhej të mbaheshin më 2029./REL
kemi badenoch angli
Bota
3 Nëntor 2024, 19:13
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Historiani, Alan Lichtman ka arritur të gjejë nëntë parashikime të sakta për fituesin e zgjedhjeve n&eu...
Bota
3 Nëntor 2024, 18:59
N.F
Foto
KALIFORNI- Shteti i Kalifornisë ka miratuar disa ligje, që vendosin rregulla mbi përdorimin e inteligjencës artificiale. Njër...
Bota
3 Nëntor 2024, 18:15
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Tërmet me magnitudë 5.3 rihter ka rënë në Selanik. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte n...
Bota
3 Nëntor 2024, 17:27
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris do të bë...
Bota
3 Nëntor 2024, 17:20
ZH.LL
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u ka bërë thirrje aleatëve të hu...
Bota
3 Nëntor 2024, 16:35
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Me thirrjet, “Kthema adresën”, shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë protestuar t&...
Bota
3 Nëntor 2024, 16:00
N.F
Proteste
BEOGRAD- Një numër i madh njerëzish u mblodhën në sheshin Sava në Beograd në protestë. Më pas ata u d...
Bota
3 Nëntor 2024, 15:51
ZH.LL
Mbreti i Spanjës, Felipe VI
SPANJA: Mbreti Felipe VI i Spanjës është përballur me protestues të zemëruar keq, teksa ka v...
Bota
3 Nëntor 2024, 15:51
N.F
Gaza
GAZA- Zyrtarët palestinezë të Shëndetësisë njoftuan se një sulm izraelit me dron në një klinikë n&eu...
Bota
3 Nëntor 2024, 15:30
N.F
Ugandë
UGANDË- 14 persona kanë humbur jetën pasi janë goditur nga rrufeja. Lajmin ka njoftuar policia e vendit. Sipas policis...