Bota

VIDEO/ Me dyer dhe objekte të tjera rrethanore, mijëra spanjollë në aksion për largimin e baltës nga banesat e tyre, tjetër alarm i kuq për stuhi në Valencia

Nga pamjet e publikuara duken mijëra banorë të cilët po mundohen të pastrojnë banesat, bizneset e tyre nga balta e madhe. Ata shihen me mjete dhe objekte të ndryshme rrethanore të cilat i përdorin për të hequr baltën e madhe.

3 Nëntor 2024, 20:53 Nga N.F
VIDEO/ Me dyer dhe objekte të tjera rrethanore, mijëra spanjollë
Spanjë

SPANJË- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha sot se ai e kuptonte ankthin dhe vuajtjen e të prekurve nga përmbytjet në fillim të kësaj jave, por dënoi "çdo formë dhune" pas vizitës së mbretit Felipe VI në një nga qytetet e prekura.

Sipas një raporti më të fundit, të vdekurit nga përmbytjet kanë arritur në 217. Në të njëjtën kohë, banorët në Paiporta po shpërthejnë, duke theksuar se askush nuk i paralajmëroi.

“Vetëm ndihmë kërkojmë, nuk kërkojmë për çdo gjë tjetër”, theksoi Julia Chisert, ndërsa në të njëjtën kohë falënderoi vullnetarët për solidaritetin që treguan.


"Ne nuk mund të durojmë më, e shihni, ne nuk mund ta durojmë më - kjo është gjithçka që donim, ne donim të paralajmëroheshim që të mund të shpëtonim veten," shtoi ajo.

Nga pamjet e publikuara duken mijëra banorë të cilët po mundohen të pastrojnë banesat, bizneset e tyre nga balta e madhe. Ata shihen me mjete dhe objekte të ndryshme rrethanore të cilat i përdorin për të hequr baltën e madhe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Ndërkohë shërbimi Meteorologjik Kombëtar (Aemet) ka lëshuar një "alarm të kuq" të ri për bregdetin jugor të Valencias nga ora 18:00 deri në orën 23:00, me një reshje të mundshme prej 90 litra/m2, pra 9 cm shi, brenda një orë, duke përmendur mundësinë e stuhive me intensitet të lartë.

Ndërsa pikat e para të shiut ranë në pjesën jugore të qytetit, policia paralajmëroi banorët me altoparlant për këtë alarm të ri dhe rrezikun e reshjeve të mëdha dhe u kërkoi atyre të ktheheshin në shtëpitë e tyre. E njëjta skenë u shpalos edhe në zona të tjera të qytetit, si në lagjen Torre të Valencias.

 

spanje viktima valencia

Sondazh

Poll