Aktualitet

Nën vëzhgimin e policisë prej kohësh/ Arrestohet 63-vjeçari shqiptar në Itali, i gjendet mbi 1 kg kokainë dhe një shumë eurosh cash (EMRI)

Policia zhvilloi kontrolle në banesën e shqiptarit ndërsa gruaja e të dyshuarit kishte lënë derën hapur, pasi po shëtiste qenin në park. Aksioni erdhi për goditjen e një rrjeti shpërndarësish të drogës në parqet e qytetit, deri edhe te fëmijët e mitur.

3 Nëntor 2024, 22:44 Nga N.F
Nën vëzhgimin e policisë prej kohësh/ Arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- Një tjetër shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Arrestimi i tij ka ardhur pasi në banesë iu gjetën mbi 1 kg kokainë dhe një shumë eurosh cash dhe materiale për përgatitjen dhe paketimin e mallit. Policia zhvilloi kontrolle në banesën e shqiptarit ndërsa gruaja e të dyshuarit kishte lënë derën hapur, pasi po shëtiste qenin në park. Aksioni erdhi për goditjen e një rrjeti shpërndarësish të drogës në parqet e qytetit, deri edhe te fëmijët e mitur.

Shqiptari i arrestuar është 63-vjeçari, Agim Kajno. Ndërhyrja u bë në kopshtet publike në Viale alla Vittoria edhe në Alganon, Corso Alfieri, pranë Piazza Roma. Karabinierët pikasën Kajnon, i skeduar më parë si kontingjent në shitje droge dhe për të cilat kishte kryer dënime. Ai ka qenë i skeduar që prej vitit 1996. Fillimisht u mbajt nën vëzhgim, teksa para se të ndërhynin e panë shumë nervoz, i shqetësuar dhe që bënte lëvizje të çuditshme, teksa mbante në dorë një çantë të zezë.

Agjentët e ndoqën deri në shtëpi dhe për fatin e tyre, gruaja e Kajnos la derën e shtëpisë hapur, duke ua lehtësuar punën efektivëve. Kur pa policët, shqiptari tentoi arratisjen dhe u përlesh me ta, por pa sukses, pasi e shtrinë në dysheme. Gjatë kontrollit gjetën me lehtësi çantën, brenda të cilës, në dhomën e gjumit, kishte pakon e kokainës, materialet për paketimin e dozave, përfshirë makina e paketimit me vakum. Kishte nisur përgatitjen e qeseve dhe po ndante mallin në doza. Pesha totale shkoi në 1035 gramë. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 2500 euro, të ardhura të mundshme nga tregtimi i drogës.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll