Aktualitet

Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit/ Prokuroria jep detajet për 7 pedagogët dhe sekserin: Ja kur mbahet seanca për vleftësimin e masës së sigurisë

Gjykata e Elbasanit njofton se më datë 05.11.2024 në orën 09:30 minuta do të mbahet seanca për vleftësimin e masës së sigurisë për pedagogët e arrestuar për korrupsion.

3 Nëntor 2024, 17:33 Nga ZH.LL
Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit/ Prokuroria jep detajet për 7
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka dhënë sot detaje nga hetimi i skandalit të korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, Fakulteti i Ciklit të Ulët, për të cilin u arrestuan 7 pedagogët dhe sekseri i dyshuar, që ishte bashkëshorti i një prej pedagogeve, teksa një tjetër është në kërkim.

Gjykata e Elbasanit njofton se më datë 05.11.2024 në orën 09:30 minuta do të mbahet seanca për vleftësimin e masës së sigurisë për pedagogët e arrestuar për korrupsion.

“Përshëndetje ju informojmë se,

Në lidhje me ngjarjen e datës 01.11.2024 të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u regjistrua procedimin penal 1362/2024 për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, “Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan caktoi seancën për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie” më datë 05.11.2024 ora 09:30”, thuhet në njoftim.

Emrat e pedagogëve të pezulluar dhe të arrestuar 
1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç,  Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani,  58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.
6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
 7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser
Në kërkim
1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

Sondazh

Poll