Aktualitet

Policia i ndaloi për kontroll, gjendet 190 gramë drogë në mjetin e dy shqiptarëve në Itali, vihen në pranga

Dyshimet lindën pasi mjeti kalonte në një kohë kur punëtorët e kantierit kishin mbaruar prej kohësh ditën e tyre të punës. Dyshimi rezultoi i drejtë pasi brenda mjetit ndodheshin dy shqiptarë me një qese plastike me 190 gramë kokainë.

3 Nëntor 2024, 16:28 Nga N.F
Policia i ndaloi për kontroll, gjendet 190 gramë drogë në
Foto ilustruese

ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi një furgon i dyshimtë i punëtorëve të ndërtimit që udhëton përgjatë Viale Stelvio, një arterie strategjike e Busto Arsizio u kontrollua nga policia.

Dyshimet lindën pasi mjeti kalonte në një kohë kur punëtorët e kantierit kishin mbaruar prej kohësh ditën e tyre të punës. Dyshimi rezultoi i drejtë pasi brenda mjetit ndodheshin dy shqiptarë me një qese plastike me 190 gramë kokainë.

Pasagjeri, sapo u afrua patrulla, tentoi të arratisej në këmbë në një nga rrugët që të çojnë në labirintin e Via Rossini, por efektivët arritën ta bllokonin. Kontrolli i shtëpisë i urdhëruar nga prokurorja Nadia Calcaterra çoi në sekuestrimin e një pakoje prej 1 kilogrami lëndë narkotike dhe 40 mijë euro cash, sa një pagë mesatare e lartë vjetore.

arrestohen dy shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll