Bota

Përmbytjet në Valencia/ Mbreti Felipe VI i Spanjës sulmohet nga turmat e inatosura, goditet me baltë (VIDEO)

Disa në turmë bërtisnin "vrasës" kur Felipe vizitoi Paiporta, pak jashtë qytetit të Valencias, së bashku me kryeministrin Pedro Sanchez dhe guvernatorin rajonal Carlos Mazon.

3 Nëntor 2024, 15:51 Nga ZH.LL
Përmbytjet në Valencia/ Mbreti Felipe VI i Spanjës sulmohet nga
Mbreti i Spanjës, Felipe VI

SPANJA: Mbreti Felipe VI i Spanjës është përballur me protestues të zemëruar keq, teksa ka vizituar rajonin Valencia, ku më shumë se 200 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet shkatërruese. Disa në turmë bërtisnin "vrasës" kur Felipe vizitoi Paiporta, pak jashtë qytetit të Valencias, së bashku me kryeministrin Pedro Sanchez dhe guvernatorin rajonal Carlos Mazon.

Pasi pozuan për një foto, turma filloi të ofendonte mbretin dhe Mazon. Turma u rrit drejt mbretit, i cili u përpoq të mbrohej me një çadër. Përballë një banori, Felipe qëndroi i qetë dhe uli çadrën për ta dëgjuar, ndërsa policia përpiqej të kontrollonte të mbledhurit.

Të paktën 214 persona janë konfirmuar tani të vdekur nga përmbytjet dhe numri mund të rritet. Një nga të vdekurit e fundit të konfirmuar ishte një grua 70-vjeçare, trupi i së cilës u gjet më shumë se 12 kilometra larg shtëpisë së saj.

Banorët e zemëruar të Paiporta bërtasin gjatë vizitës së monarkut në qytet. Përgjigja e ngadaltë dhe e pakoordinuar ndaj krizës ka zemëruar shumë në Valencia. Të shtunën, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka urdhëruar angazhimin e 10.000 ushtarëve dhe policëve shtesë në zonën e prekur nga vërshimet, duke e quajtur stuhinë "katastrofën më të keqe natyrore" në historinë e qarkut.

Ai ka thënë se ky është angazhimi më i madh ushtarak në Spanjë në kohë paqeje. Mirëpo, ai ka deklaruar se është i vetëdijshëm që përgjigjja nuk ka qenë “e mjaftueshme” dhe i ka pranuar “problemet e mëdha dhe mungesat”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

spanja permbytjet ne valencia mbreti felipe

Sondazh

Poll