Sport

Java e 12-të e Superiores në dy ditë, do të luhet të dielën dhe të hënën...

Ndërkohë që sot do të luhen dy ndeshje, java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet të hënën me tre sfidat e fundit.

3 Nëntor 2024, 09:45 Nga DOSJA
Java e 12-të e Superiores në dy ditë, do të luhet të

TIRANE - Të dielën dhe të hënën do të luhen pesë ndeshjet e javs së 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Kjo javë nis menjëherë me një ndeshje të fortë në “Egnatia Arena”.

Të dielën në orën 14:00, kampionët në fuqi të Egnatias do të presin në shtëpi Tiranën. Një ndeshje interesante, ku të dyja ekipet kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Pasditen e të dielës do të luhet edhe ndeshja Vllaznia - Skënderbeu. Në stadiumin “Loro Boriç” në orën 17:00, kuqeblutë presin në shtëpi Skënderbeun dhe do të kërkojnë fitoren e radhës. Nga ana tjetër korçarët synojnë të lënë pas humbjen me Partizanin dhe të rikthehen te rezultatet pozitive.

Java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet të hënën me tre sfidat e fundit. Bylis - Laçi është takimi i parë i ditës që do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në orën 14:00.

Dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen në orën 18:00. Partizani pret në “Arenën e Demave” Teutën, ndërsa në “Elbasan Arena” do të luhet superdueli AF Elbasani - Dinamo City.

Ja dhe ndeshjet e javës së 12-të të “Abissnet Superiores”

E diel, 3 nëntor

Egnatia - Tirana (14:00)

Vllaznia - Skënderbeu (17:00)

E hënë, 4 nëntor

Bylisi - Laçi (14:00)

Partizani - Teuta (18:00)

AF Elbasani - Dinamo City (18:00)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll