Politike

Socialistët votojnë për vendimin e Kushtetueses për dënimet, mbeten në fuqi përjashtimet e deputetëve të PD për zjarrvënien

Mësohet se vendimi u miratua vetëm me 5 votat e deputetëve socialistë, pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë.

1 Nëntor 2024, 12:49 Nga ZH.LL
Socialistët votojnë për vendimin e Kushtetueses për
Këshilli për Legjislacionin

TIRANË- Kuvendi në Këshillin e Legjislacionit pranoi sot (1 Nëntor) vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Rregulloren e Kuvendit për dënimet. Mësohet se vendimi u miratua vetëm me 5 votat e deputetëve socialistë, pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë.

“Ne i zbatojmë katërcipërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por duhet të ketë balancë mes disiplinës dhe lirisë së shprehjes”, tha deputeti Toni Gogu.

Ndërkaq mësohet se është shtyrë diskutimi për dy pikat e tjera, për mungesë relatorësh: Komisionet hetimore, ku relatorë ishte Ermonela Felaj dhe profesionet e lira ku relator është Eduart Shalsi.

Gjithsesi, sipas vendimit të miratuar sot, mbeten në fuqi përjashtimet me 60 ditë të deputetëve të PD për zjarrvënien dhe prishjen e orendive të tjera, ndërkohë që për akuzën dhune ndaj gardes hiqet si masë përjashtimi 30 deri në 60 ditë.

 

 

 

 

partia socialiste partia demokratike kushtetuesja

Sondazh

Poll