Politike

U paraqit në SPAK për "21 janarin", Saimir Tahiri: Ju qëndroj atyre që kam thënë në vitin 2015, roli im ishte "protestuese"

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Tahiri tha se u pyet për rolin që ka pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që ka bërë në vitin 2015.

1 Nëntor 2024, 10:52 Nga M.B
U paraqit në SPAK për "21 janarin", Saimir Tahiri: Ju
Saimir Tahiri

TIRANA- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u paraqitet sot në SPAK për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni lidhur me dosjen e 21 janarit.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Tahiri tha se u pyet për rolin që ka pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që ka bërë në vitin 2015. Ai shtoi se i qëndroi pikë për pikë asaj që kam thënë atëherë. Tahiri tha se ai ka qenë protestues. 

"U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet", tha ai pasi doli nga SPAK.

Saimir Tahiri, me një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste, i emëruar si ministrër i Brendshëm në qeverinë ‘Rama 1′, u dënua me 3 vjet e 4 muaj për “shpërdorim detyre” pas një procesi të gjatë, ku u akuzua nga prokuroria për trafik të narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit në shkurt të vitit 2022, ai u shoqërua për në ambjentet e paraburgimit të burgut ‘313′ dhe në vijim në burgun e Fierit.

Pasi kreu rreth 16 muaj vuajtje dënimi, Tahiri u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares së Elbasanit Matlida Fetahu, e cila pranoi kërkesën e tij për zëvendësimin e dënimit me burg, në “qëndrim në shtëpi”. Kërkesa për lirimin e Tahirit u bazua në ekspertiza mjeko-ligjore në të cilat parashtrohej gjendja shëndetësore e tij dhe e bashkëshortes.

saimir tahiri

Sondazh

Poll