Aktualitet

Atentati në Shkodër/ Familja Lici nuk ka pranuar të hap dyert e mortit! Hamza Lici përcillet për në banesën e fundit vetëm nga rrethi i ngushtë

Mësohet se familja Lici ka vendosur ta përcjellë vetëm me dhimbjen e tyre të ndjerin Hamza Lici, 23-vjeç.

1 Nëntor 2024, 09:07 Nga M.B
Atentati në Shkodër/ Familja Lici nuk ka pranuar të hap dyert e
Viktimat

SHKODRA- Familja e Mustafa Licit nuk ka pranuar të hapë dyert e mortit për të birin e mbetur viktimë në atentatin e dy ditëve më parë në Shkodër. Mësohet se familja Lici ka vendosur ta përcjellë vetëm me dhimbjen e tyre të ndjerin Hamza Lici, 23-vjeç.

Ai u vra me breshëri kallashnikovësh që dolën nga një automjet luksoz, i cili më pas u gjet i djegur në lagjen Golem të Grudës. Edhe pse Policia ende nuk e ka publikuar mekanizmin se si ka ndodhur krimi, dyshohet se një tjetër mjet ka qenë në vendngjarje në ndihmë të atentatorëve, mjet që iu ka prerë rrugën dy viktimave që udhëtonin me “Benz”-in me targa kroate.

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.

Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

atentati ne shkoder

Sondazh

Poll