Aktualitet

Tentoi të mbysë ish të dashurën me zinxhirin e çantës pasi e mori me forcë në taksi, arrestohet shqiptari në Greqi

Mësohet se 27-vjeçari shqiptar akuzohet për tentativë vrasje, pengmarrje, kanosje dhe fyerje të një 22-vjeçareje.

30 Tetor 2024, 18:05 Nga E. D
Tentoi të mbysë ish të dashurën me zinxhirin e
fotot ilustruese

GREQI- Një shqiptar është arrestuar paraditen e djeshme në Peristeri të Athinës. Mësohet se 27-vjeçari shqiptar akuzohet për tentativë vrasje, pengmarrje, kanosje dhe fyerje të një 22-vjeçareje. Mediat vendase bëjnë të ditur se i riu është njohur me 22-vjeçaren përmes një platforme në rrjetet sociale dhe pas një komunikimi të shkurtër, 22-vjeçarja ka tentuar t’i japë fund lidhjes mes tyre.

Gjithashtu shqiptari mbrëmjen e së hënës e ka hipur me forcë 22-vjeçaren në një taksi dhe më pas e ka kërcënuar se nuk do ta linte të dilte nga automjeti. Më pas 22-vjeçarja ka tentuar të dalë nga mjeti në lëvizje, por 27-vjeçari e ka neutralizuar duke i kaluar në qafë zinxhirin e çantës që 22-vjeçarja zotëronte, duke e shtrënguar. Më pas e reja ka arritur të çlirohet dhe me ndihmën e disa kalimtarëve që kanë lajmëruar Policinë, është dërguar në stacionin e policisë së Peristerit.

policia greke

Sondazh

Poll