Aktualitet

Kapet me mbi 1 kg marijuanë, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

Siç raportohet policia vendase ka urdhëruar të ndalojë një makinë, drejtuesi i së cilës ka shfaqur menjëherë në shqetësim të madh, duke shfaqur shenja të qarta nervozizmi dhe tensioni që kanë ngjallur dyshimin e patrullës.

30 Tetor 2024, 17:54 Nga E. D

Kapet me mbi 1 kg marijuanë, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në

ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se 41-vjeçari shqiptar u kap me 1.5 kg marijuanë. Siç raportohet policia vendase ka urdhëruar të ndalojë një makinë, drejtuesi i së cilës ka shfaqur menjëherë në shqetësim të madh, duke shfaqur shenja të qarta nervozizmi dhe tensioni që kanë ngjallur dyshimin e patrullës.

Më pas ka ndërhyrë policia dhe ka bërë kontroll të imtësishëm të shoferit dhe makinës së tij. Poshtë sediljeve të pasme është gjetur një pako me 500 gram marijuanë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti edhe 1 kg marijuanë dhe materiale të ndryshme për ndarjen dhe paketimin e drogës.

policia italiane

Sondazh

Poll