Aktualitet

Përplasja mes bandave në Shkodër! Një nga të plagosurit djali i ish-kandidatit të PD-së, para dy javësh bëri kallëzim në polici për kërcënim me armë (EMRI)

Ky i fundit është djali i Xhemal Bushatit, i cili ka qene kryetar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe po ashtu kandidat për Partinë Demokratikë, në kohën që ishte kryetar Lulzim Basha. 

30 Tetor 2024, 16:38 Nga r.ll

Përplasja mes bandave në Shkodër! Një nga të plagosurit

SHKODËR- Shkodra është tronditur pasditen e sotme nga një masakër me 2 viktima dhe 2 të plagosur, që dyshohet se ka ardhur nga përplasja mes bandave kriminale. Dy nga viktimat që janë identifikuar janë Hamza Lici dhe Flutura Basha.

Ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe Arlind Bushati. Ky i fundit është djali i Xhemal Bushatit, i cili ka qene kryetar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe po ashtu kandidat për Partinë Demokratikë, në kohën që ishte kryetar Lulzim Basha. 

Arlind Bushati 32-vjeç, rreth dy javë më parë kallëzoi në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. Më herët në një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022. 

Ndërkohë, raportohet se Hamza Lici, nip i familjes Bushati, është djali i Mustafa Licit, që pak kohë më parë ishte në SPAK. Familja Lici është prej vitesh në konflikt me grupin e Bajrave në Shkodër dhe nga përplasjet kanë mbetur disa të vrarë.

arlind bushati xhemal bushati vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll