Aktualitet

EMRI/ I akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, AMP pezullon dhe arreston punonjësin e policisë në Kukës të shpallur në kërkim

Ky i fundit shërbente në detyrën e trupës së shërbimit në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave

28 Tetor 2024, 10:04 Nga M.B
EMRI/ I akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar
Foto ilustruese

KUKËS- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar sot se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit Bekim Sulaj.

Ky i fundit shërbente në detyrën e trupës së shërbimit në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave. Po ashtu AMP njofton se punonjësi është i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Sipas AMP, punonjësi ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj” ku u dokumentuan rastet e përvetësimit në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor.

NJOFTIMI:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës - Dibër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit B.S., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Punonjësi B.S., ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj” ku u dokumentuan rastet e përvetësimit në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor.

amp

Sondazh

Poll