Aktualitet

Sekuestrohen kontejnerët që dyshohen me mbetje toksike në Durrës, Prokuroria: Të depozitohen në një vend të sigurt dhe të monitorohen 24 orë me kamera

Në vendim thuhet se të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. 

28 Tetor 2024, 09:04 Nga M.B
Sekuestrohen kontejnerët që dyshohen me mbetje toksike në
Foto ilustruese

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka dhënë vendimin për sekuestrimin e kontejnerëve që dyshohen me mbetje toksike të cilat mbërritën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në vendim thuhet se të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. 

Po ashtu prokuroria thotë se duhet të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sipas vendimit, sendet e sekuestrua duhet të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.

Vendimi i Prokurorisë:

Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr. 1596/2024.

Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë.

Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Sekuestrohen kontejnerët që dyshohen me mbetje toksike në

mbetjet toksike

Sondazh

Poll