Sport

'El Clasico'/ Reali reagon, pas fyerjeve raciste ndaj Lamine Yamal në Bernabéu…

"Real Madridi ka hapur një hetim për të gjetur dhe identifikuar autorët e këtyre fyerjeve të neveritshme, për të marrë masat përkatëse disiplinore dhe gjyqësore".

27 Tetor 2024, 11:17 Nga DOSJA

'El Clasico'/ Reali reagon, pas fyerjeve raciste ndaj Lamine Yamal

SPANJE - Real Madridi ka lëshuar një deklaratë zyrtare, pas fyerjeve raciste ndaj Lamine Yamal në Santiago Bernabeu.

Lojtari i Barçës iu nënshtrua një fyerjeje raciste nga një tifoz, i vendosur në rreshtat e parë në pjesën e pasme të Santiago Bernabeu, ku sulmuesi i Barçës festoi rezultatin 0-3 në minutën e 77-të të ‘El Clasicos’, ndeshje kjo e fituar (0-4) kundër Real Madridit.

“Puto negro”, “puto moro” dhe “Shko në semafor për të shitur shalle”, ishin disa nga shprehjet që u dëgjuan qartë në videot që qarkullonin në rrjetet sociale.

“Real Madridi dënon me forcë çdo lloj sjelljeje që përfshin racizëm, ksenofobinë apo dhunë në futboll dhe sport, dhe shpreh keqardhje të thellë për fyerjet që disa tifozë thanë mbrëmë në një nga cepat e stadiumit”,- thotë skuadra nga Real Madrid.

Deklarata përfundon duke siguruar, se "Real Madridi ka hapur një hetim për të gjetur dhe identifikuar autorët e këtyre fyerjeve të neveritshme, për të marrë masat përkatëse disiplinore dhe gjyqësore".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll