Sport

Jashtë futbollit… Projekti i bukur i përbashkët i Moïse Kean & Rafael Leao

Këtë të shtunë mësuam, se Moïse Kean dhe Rafael Leao, rivalë në fushën e blertë, kanë një projekt shumë të bukur të përbashkët. Së shpejti pritet të publikohet edhe kënga e parë e tyre…

27 Tetor 2024, 12:00 Nga DOSJA

Jashtë futbollit… Projekti i bukur i përbashkët i

ITALI - Njëri është sulmues i Juventusit. Tjetri është një anësor i AC Milanit. E megjithatë, kjo nuk i pengon Moïse Kean dhe Rafael Leao që të kenë një projekt të madh të përbashkët, që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me futbollin.

Në të vërtetë, sipas informacioneve të SW SportWeek, të dy lojtarët kanë talent për topin, por jo vetëm kaq. Ata janë shumë të mirë edhe në muzikë. Të dy plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë të mrekullueshme dhe kanë një lidhje shumë të fortë, që mund të jetë një sukses i madh. Së shpejti pritet të publikohet edhe kënga e parë e tyre…

Edhe Depay, Ramos...

Nuk do të ishte hera e parë që futbollistët e lënë mënjanë topin për t'u kthyer në muzikë. Memphis Depay zgjodhi të lansohej në rep, kur mbërriti në Lyon. Sergio Ramos u bë gjithashtu një këngëtar në vitet 2010, Johan Cruyff apo edhe Jean-Pierre François nëpërmjet Joel Bats, patën një karrierë të vogël në këndim. Lista do të rritet këtë here edhe me praninë e Moïse Kean dhe Rafael Leaos. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll