Bota

Tentuan të arratiseshin drejt Greqisë, arrestohen shtatë terroristë të PKK-së dhe FETO-s në Turqi

Gjithashtu guvernatori i qytetit turk Edrene ka theksuar se vazhdojnë aktivitetet e sigurisë dhe rendit publik në vijën kufitare nga ekipet e Administratës së Xhandarmërisë Krahinore.

25 Tetor 2024, 16:51 Nga E. D
Tentuan të arratiseshin drejt Greqisë, arrestohen shtatë
fotot ilustruese

TURQI- Shtatë anëtarë të organizatave Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe FETO-s janë arrestuar nga xhandarmëria turke në Edrene, teksa tentonin të arratiseshin drejt Greqisë. Gjithashtu guvernatori i qytetit turk Edrene ka theksuar se vazhdojnë aktivitetet e sigurisë dhe rendit publik në vijën kufitare nga ekipet e Administratës së Xhandarmërisë Krahinore.

"Shtatë terroristë u arrestuan, nga të cilët 1 ishte anëtar i organizatës terroriste PKK dhe 6 ishin anëtarë të FETO . Ata po përpiqeshin të kalonin në Greqi ilegalisht javën e fundit”, thuhet në deklaratën e autoriteteve turke.

Për Turqinë, si dhe një sërë vendesh kryesore të Perëndimit, organizatat PKK dhe FETO janë të klasifikuara si organizata terroriste. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ka pranuar se fundmi autorësinë e sulmit terrorist që ndodhi më 23 tetor pranë Ankarasë, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe 22 të plagosur.

pkk feto

Sondazh

Poll