Art&Argëtim

Shtëpia ku u gjet i vdekur aktori Matthew Perry është shitur, zbulohet se kush e bleu

Pronarja e re e pronës është Anita Verma-Lallian, një investitore e pasurive të paluajtshme dhe producente filmash nga Arizona, e cila e bleu pronën si një lëvizje investimi.

25 Tetor 2024, 14:55 Nga N.F
Shtëpia ku u gjet i vdekur aktori Matthew Perry është shitur,
Matthew Perry

SHBA- Një vit pas vdekjes së aktorit të famshëm amerikano-kanadez Matthew Perry , vila luksoze që zotëronte dhe ku u gjet i vdekur është shitur. Prona e aktorit 54-vjeçar në Los Anxhelos tani i përket një investitori të pasurive të paluajtshme dhe producentit filmash, i cili pagoi 8.5 milionë dollarë për ta blerë atë.

Ylli i "Friends", i cili vdiq në moshën 54-vjeçare, bleu shtëpinë me katër dhoma gjumi në Pacific Palisades në vitin 2020 për 6 milionë dollarë. Madje kishte bëre rinovime të shumta, si shtimi i një pishine të jashtme.

Pronarja e re e pronës është Anita Verma-Lallian, një investitore e pasurive të paluajtshme dhe producente filmash nga Arizona, e cila e bleu pronën si një lëvizje investimi. Vdekja e Matthew Perry nxiti një hetim të hershëm shtatë-mujor që zbuloi se aktori po trajtohej me ketaminë për të trajtuar depresionin dhe ankthin.

Megjithatë, ishin dozat shtesë të pambikëqyrura që shkaktuan vdekjen e tij. Njerëz të ndryshëm, përfshirë mjekë dhe miq, janë akuzuar në lidhje me rastin, me disa që tashmë kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë.

matthew perry

Sondazh

Poll