Bota

Ish-modelja akuzon Donald Trumpin për sulm seksual, reagon kampi i republikanit: Histori e rreme është sajuar nga fushata e Harris!

Ajo tha se ai vendosi duart e tij në të gjithë gjoksin e saj, si dhe te beli e te të pasmet e saj. Ajo tha se ngriu sepse ishte thellësisht e hutuar për atë që po ndodhte.

24 Tetor 2024, 11:45 Nga N.F
Ish-modelja akuzon Donald Trumpin për sulm seksual, reagon kampi i
Stacey Williams dhe Trump

SHBA- Një ish-modele ka akuzua Donald Trump se e ka ngacmuar seksualisht në një incident në Trump Tower në vitin 1993. Stacey Williams, e cila ka punuar si modele profesioniste në vitet 1990, tha se ajo u takua për herë të parë me Trump në vitin 1992 në një festë Krishtlindjesh pasi u prezantua me të nga  Jeffrey Epstein.  Williams tha se Epstein ishte i interesuar për të dhe ata u takuan rastësisht për një periudhë prej disa muajsh.

“Atëherë u bë shumë e qartë se ai dhe Donald ishin vërtet miq të mirë dhe kaluan shumë kohë së bashku”, tha Williams.

Pretendimi i supozuar ndodhi disa muaj më vonë, në fund të dimrit ose në fillim të pranverës të vitit 1993, kur Epstein i sugjeroi Williams një shëtitje dhe më pas ndaluan për të vizituar Trump në Kullën Trump.

Sipas asaj që tregon ajo për The Guardian, pak çaste pasi mbërritën, Trump e përshëndeti Williams, e tërhoqi drejt tij dhe filloi ta përkëdhelte. Ajo tha se ai vendosi duart e tij në të gjithë gjoksin e saj, si dhe te beli e te të pasmet e saj. Ajo tha se ngriu sepse ishte thellësisht e hutuar për atë që po ndodhte. Në të njëjtën kohë, ajo tregon se besonte se i kishte parë dy burrat duke buzëqeshur me njëri-tjetrin.

Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit për fushatën e Donald Trump, dha një deklaratë duke mohuar akuzat.

“Këto akuza, të bëra nga një ish-aktiviste e Barack Obamës dhe të shpallura në një thirrje për fushatën e Harris dy javë para zgjedhjeve, janë pa mëdyshje të rreme. Është e qartë se kjo histori e rreme është sajuar nga fushata e Harris.”

trump harris stacey williams

Sondazh

Poll