24 Tetor 2024, 10:27
Nga r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një skandal me dy priftërinj të Kishës Katolike është raportuar në Greqi. Autoritet Kundër Pastrimit të Parave në Greqi ka nisur hetimet pas disa lëvizjeve të dyshimta në bankë të shumave të mëdha parash.
Në kuadër të kontrolleve dhe hetimeve u zbulua se shuma të mëdha parash, që kapnin rreth 3 milionë euro, dilnin nga "arka" e kishës katolike dhe investohenin në lokale nate. Kjo skemë i kishte fillimet 8 vjet më parë. Shuma të mëdha parash nga llogaritë përkatëse të dy kryepriftërinjve kanë përfunduar në llogaritë e pronarëve të klubeve të natës, duke i bërë ata të shfaqen si investues në biznese të tilla.
Rezultati i hetimeve nga Autoriteti i është përcjellë organeve të prokurorisë së selisë së Kishës Katolike të Greqisë, për të hetuar dy priftërinjtë për veprën e përvetësimit dhe sipërmarrësit privatë të qendrave të natës për pastrim parash, shkruan Protothema.
Kreu i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, ish-zëvendësprokurori i Gjykatës së Lartë, Charalambos Vourliotis, pas këtij operacioni hetimor, ka ngrirë llogaritë bankare të pronarëve të klubeve të natës në Peloponez, ku dy priftërinjtë kishin "investuar". Një nga biznesmenët është përfshirë në akte kriminale në të kaluarën, të cilat lidhen sërish me zonën e kishës, por jo me atë katolike. Lidhur me ngjarjen është vënë në dijeni dhe selia e Kishës Katolike Romake në Vatikan.
kisha katolike ne greqi
Bota
24 Tetor 2024, 10:05
N.F
IZRAEL- Ushtria izraelite ka akuzuar gjashtë gazetarë të mediumit, Al Jazeera, të cilët e mbulojnë luftën në Gazë...
Bota
24 Tetor 2024, 09:46
N.F
Viktimat
TURQI- Mediat turke kanë publikuar detaje të reja për mënyrën sesi vepruan agresorët e sulmit terrorist n&eum...
Bota
24 Tetor 2024, 09:19
N.F
Netanyahu
IZRAEL- Pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar dhe bazuar në atë që kryeministri izraelit,Benjamin Ne...
Bota
24 Tetor 2024, 09:16
r.ll
foto ilustruese
LETONI- Zbulimi në fazën e hershme të melanomës së lëkurës, një formë agresive e kancerit...
Bota
24 Tetor 2024, 08:50
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Franca të enjten ka ftuar për konferencën ndërkombëtare për Libanin. Parisi shpreson, se lidhja ...
Bota
24 Tetor 2024, 08:40
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një grup hakerësh iranianë po vëzhgon në mënyrë aktive faqet e internetit të lidhura me zgjed...
Bota
24 Tetor 2024, 07:53
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
BRAZIL- 36-vjeçari, Giovanni Carvalho ra viktimë e një ushtari 35-vjeçar, i cili mori rolin e xhelatit n...
Bota
24 Tetor 2024, 07:46
N.F
Takimi
BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen më 24 tetor në Bruksel ...
Bota
24 Tetor 2024, 07:31
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite akuzoi të mërkurën gjashtë gazetarë të rrjetit Al Jazeera, që mbulojnë lu...
Bota
24 Tetor 2024, 07:25
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Ndërsa miliona amerikanë u drejtohen qendrave të votimit, kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, k&e...