Bota

E rëndë në Brazil/ 36-vjeçari qëllohet për vdekje në sy të vajzës së mitur, në pranga ushtari (VIDEO)

Në videon e frikshme të kapur nga një kamera sigurie, Carvalho duket se ka dalë në rrugë ndërsa i armatosuri me kapuç e qëllon disa herë, duke u siguruar gjithashtu vrasja të kryhet me sukses. Dëshmitarët okularë të vrasjes përshkruan se ekzekutimi ndodhi teksa vajza 6-vjeçare e 36-vjeçarit ndodhej në shtëpi dhe pa se çfarë po ndodhte në rrugë.

24 Tetor 2024, 07:53 Nga N.F
E rëndë në Brazil/ 36-vjeçari qëllohet për
Pamje nga vendi i ngjarjes

BRAZIL- 36-vjeçari, Giovanni Carvalho ra viktimë e një ushtari 35-vjeçar, i cili mori rolin e xhelatit në Brazil. Ekzekutimi i 36-vjeçarit, i cili ishte baba i tre fëmijëve, u bë përballë vajzës së tij 6-vjeçare.

Në videon e frikshme të kapur nga një kamera sigurie, Carvalho duket se ka dalë në rrugë ndërsa i armatosuri me kapuç e qëllon disa herë, duke u siguruar gjithashtu vrasja të kryhet me sukses. Dëshmitarët okularë të vrasjes përshkruan se ekzekutimi ndodhi teksa vajza 6-vjeçare e 36-vjeçarit ndodhej në shtëpi dhe pa se çfarë po ndodhte në rrugë.


Sipas CNN Brasil, ushtari 35-vjeçar u arrestua të martën pa u bërë ende i ditur motivi i ekzekutimit gjakftohtë. Në shkurt, bashkëshortja e Carvalhos, 32-vjeçarja Ayla Pimenta, gjithashtu humbi jetën tragjikisht kur u godit nga rryma në shtëpinë e tyre. Siç u bë e ditur në atë kohë, 32-vjeçarja po mblidhte rrobat që kishte shtrirë në një tel, por nuk e dinte se qëndronte në një kondicioner me defekt, për pasojë u “godit "nga rryma.

vrasje ne brazil

Sondazh

Poll