Aktualitet

Grabisnin apartamente e lokale, fondet investoheshin në ferma marihuane, arrestohen anëtarët e bandës shqiptare në Spanjë

Sipas mediave vendase, që prej orës gjashtë të mëngjesit, oficerët e policisë u vendosën në Barcelonë, Cunit, L’Espelt, Òdena dhe Montmaneu (Anoia) dhe gjithashtu në Tàrrega e Urgell, për të arrestuar të dyshuari.

22 Tetor 2024, 20:33 Nga M.B
Grabisnin apartamente e lokale, fondet investoheshin në ferma marihuane,
Foto ilustruese

SPANJA- Mossos d’Esquadra në Spanjë finalizoi një operacion të madh policor në disa pjesë të Katalonjës, duke arrestuar anëtarët e një organizate kriminale me origjinë shqiptare, e cila grabiste apartamente dhe lokale. Sipas mediave vendase, që prej orës gjashtë të mëngjesit, oficerët e policisë u vendosën në Barcelonë, Cunit, L’Espelt, Òdena dhe Montmaneu (Anoia) dhe gjithashtu në Tàrrega e Urgell, për të arrestuar të dyshuari.

Dyshohet se anëtarët e grupit kriminal kanë grabitur rreth 20 apartamente dhe lokale. Hetimi ka zgjatur disa muaj dhe ka qenë i ndërlikuar, pasi hajdutët, të gjithë me kombësi shqiptare, kishin përsosur teknikën e kryerjes së grabitjeve dhe kishin marrë shumë masa mbrojtëse. Disa nga sendet e grabitura, autorët i kishin fshehur në një zonë pyjore. Operacioni, në të cilin kanë marrë pjesë ekipet e ndërhyrjes si ARRO dhe Brigada Mobile ka synuar arrestimin e disa personave, të gjithë anëtarë të bandës së hetuar.

Në mesin e të arrestuarve që DIC i Mossos kërkon të nxjerrë para gjykatësit janë drejtuesit e komplotit, kriminelë të rrezikshëm të kombësisë shqiptare. Nga hetimet policore rezulton se grabitjet kryheshin për sigurimin e fondeve për ti financuar më pas në plantacionet e marijuanës. Gjatë operacionit policia ka gjetur edhe 220 bimë marihuanë në Montmaneu, ndërsa në L’Espelt u gjetën 50 kilogramë sytha marihuanë. 

spanja

Sondazh

Poll