Aktualitet

Aksident në autostradën Vlorë-Fier/ ''BMW'' del nga rruga, shoferi përfundon në spital

Mësohet se një mjet i tipi BMW që ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë trafikndarëses.

22 Tetor 2024, 16:26 Nga E. D
Aksident në autostradën Vlorë-Fier/ ''BMW''
pamje nga aksidenti

VLORË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë zonës së fshatit Panaja. Mësohet se një mjet i tipi BMW që ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë trafikndarëses.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën mjekësore. Gjithashtu policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

aksident ne vlore

Sondazh

Poll