Insights

Artan Fuga: Sipas studimeve të mia, tërmetet ndodhën për shkak të degjenerimit tonë

21 Dhjetor 2019, 20:50 Nga DOSJA
Artan Fuga: Sipas studimeve të mia, tërmetet ndodhën për

Paturpësia si shkak tërmetesh!

Unë nuk u besoj mrekullive, por jam i bindur nga studimet e mia që tërmeti na ra mbi shpinë pikërisht për shkak të zvetënimit dhe bjerrjes sonë morale!

Për shkak të paturpësisë!

Erdhi si ndëshkim mbi veset, mëkatet tona individuale dhe kolektive.

Nuk është rrëfim fetar, por mund të shpjegohet me arësye dhe krejt shkencërisht!

Kot gërmoni, jo pllaka afrikane, jo pllaka europiane, jo kjo, jo ajo, nuk kanë punë këto në Vorë, Shijak, Kurbin, Durrës, a në Hamallas!

Na shkund derisa na t’a pranojmë degjenerimin tonë moral dhe pastaj, nuk përsëritet më jo për tridhjet a treqind vjet, por asnjëherë!

Nuk doni t’ja dini të pastroheni? Po na paralajmëron!

Hiç ne, veshin shurdhër këndej!

Nuk ka nevojë të jesh sizmolog ta dish këtë, ka një shkencë tjetër, ose grup shkencash që e shpjegojnë.

Mënçuri shekullore kjo e mbështetur në arësyetim jo në besime pa bazë!

Kurse fetarët jo vetëm të bëjnë magazinierin, karpentierin, gjeneralin, por t’a thonë këtë sepse edhe atyre në rrugë tjetër zbulimi u është thënë!

Nuk e thonë? Bëjnë mëkat

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog artan fuga termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 artan fuga termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Insights 19 Dhjetor 2019, 19:57

Kjo është toka e shqiptarëve, jo e oligarkëve

Në vitin 1953, Tito dhe ministri i jashtëm turk, Mehmet Koprulu nënshkruan një marrëveshje xhentëllmenësh, e cila promovonte emigrimin e shqiptarëve të Kosovës ...

Insights 18 Dhjetor 2019, 09:55

Media përballë pasqyrës!

TIRANË- Pak orë na ndajnë nga protesta e gazetarëve, kolegëve të mi për lirinë e fjalës.Cënohet dhe kërcënohet nga një ligj i qeverisë (kundra shpifjes) Sh...