Insights

Media përballë pasqyrës!

18 Dhjetor 2019, 09:55 Nga DOSJA
Media përballë pasqyrës!

TIRANË- Pak orë na ndajnë nga protesta e gazetarëve, kolegëve të mi për lirinë e fjalës.

Cënohet dhe kërcënohet nga një ligj i qeverisë (kundra shpifjes) Shpifja aktualisht dënohet me ligj, nuk ka nevojë fundja për një tjetër ligj.

Shumë kanë fituar edhe ndaj medias edhe ndaj shpifësve publik, me ligjin aktual dhe në gjykatat aktuale.

Ndërsa unë ftesës për të protestuar nesër po i përgjigjem publikisht kështu:

Po, do të isha shumë i lumtur të protestojmë për shumë kolegë që ende pronarët e mediave nuk u kanë dhënë rrogën. Të protestojmë për sigurimet shoqërore, të cilat nuk paguhen edhe në 2019, në 28 vite demokraci e kapitalizëm, gazetarët vidhen dhe heshtin ? zyrat e Tatimeve heshtin duke i shërbyer pronarëve dhe pronarët me mediat e dhe gazetarët e fustruar politikës! Të hoqa nga puna është SMS ?

Të protestonim për pasigurinë në punë, askush nga ne nuk ka siguracion jete edhe pse në terren mund të aksidentohet nga udhëtimi rrugëve e deri tek fatkeqësitë e raportimet kudo, përplasje me armë, permbytje maleve, shpërthimeve tërmeteve, zjarreve, e mllefeve të keqbërësve! Të protestonim për mosrespektim kontrate, të kushteve të punes dhe shumëçka që duhet përmirësuar. Ndërsa kundra ligjit, gabimi është i pronarëve të mediave pa të cilët asnjë politikan në Shqipëri dhe qeveri nuk ka ardhur dot në pushtet pa ndihmën e tyre.

Media është përdorur majtas-djathtas dhe sot, sot nuk i duhet më askujt, dhe nëse nuk përdoret më, me këtë ligj do të kontrollohet. Por nëse media nuk ka lënë kolltuk politik pa përkrahur dhe u ulur, atëherë karriget e ftohta të shikuesit, publikut nuk mund të kenë më vend për median. Nuk ka konferencë e vozitje politike, ministri e drejtori që në terren nuk i bënë 15 kamera, ndërsa cdo qytetar që kërkon ndihmën e medias do t’i duhet muaj e muaj pa t’i shkojë një reporter.

Nëse media ka humbur besimin dhe mbështetjen e publikut, fajin nuk e ka shikuesi, por newsroom që prodhon më tepër qoka se sa kronika që të reagojë dikush. Sot mediat drejtohen me grupe whatsapp, po për këtë asnjë pronar nuk ka protestuar, asnjë gazetar s’ka denoncuar, dhe tani ky ligj është si ç’të mbjedhesh, do të korrësh.

I shërbyet dhe shërbyem politikës, ajo, ata, ato, sot kanë të drejtën të marrin në kontroll edhe me ligj atë që duhet të ishte publike. Pushteti i katërt ka prodhuar në këto dekada më shumë kolltuk se reporter, më shumë vila se sa reportazhe, raportime sociale e produksione pa skenar të parapërgatitur.

Nëse nesër do të protestohet edhe për keto, unë do të vi. Nëse do të protestoni kundra politikës qe i shërbeni me rotacion e bursë, as publiku nuk ka pse ju beson.Thjesht po rrisni pazarin! JU që gazetarët përdorni kundra publikut.

#mediapashikues

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog media protesta e gazetareve 18 dhjetor media protesta e gazetareve 18 dhjetor

Sondazh

Poll

Insights 14 Dhjetor 2019, 16:29

7 minutat brenda kubit, që tronditën sistemin

Adi Krasta u rikthye në media siç ai di, fuqishëm. Që mbrëmë, me shfaqjen e tij në Prishtinë, monologu hyrës është shpërndarë në një trajtë virale duke t...