Insights

Samiti i Shengenit/ S’kanë faj qytetarët, politikanët bëjnë shqiponja me gishtat e njëjtë që nënshkruajnë marrëvesh

21 Dhjetor 2019, 18:27 Nga DOSJA
Samiti i Shengenit/ S’kanë faj qytetarët, politikanët

Minishengeni nëse realizohet do të ishte gjesti politik i Shqipërisë që e largon më së tepërmi Kosovën prej se kjo është shtet.

Për tre arsye.

Së pari, Kosova pret të shohë atë që është e natyrshme, solidaritet prej bashkëkombasi tek Shqipëria. E kur Shqipëria ia zgjat dorën vrasësve e dhunuesve të Kosovës, duke e kapërcyer Kosovën, me indiferencë ndaj vuajtjeve e padrejtësive të bëra ndaj saj, zhgënjimi është i madh. Kur Shqipëria i jep mundësinë Serbisë kriminale të lajë fytyrën madje të pozojë si bamirëse e shqiptarëve, kjo ndihet si thikë pas shpine në Kosovën e cila po përpiqet të çojë drejtësinë në vend, me një proces të vështirë përballjesh diplomatike.

Së dyti, vetë Edi Rama tha se me minishengenin do të ketë “ekspansion” të shitjes së prodhimit bujqësor të Shqipërisë. Pra bujqësia mesdhetare e Shqipërisë do të shitej në tregjet kontinentale të Serbisë, e anasjelltas bujqësia kontinentale e Serbisë në tregjet mesdhetare të Shqipërisë. Por bujqësi e treg kontinental ka dhe Kosova. A u bë ndonjë përpjekje për t’i shitur portokajtë e ullinjtë e Shqipërisë në Kosovë, e patatet e mjedrat e Kosovës në Shqipëri? E duke qenë se këtë import-eksport do ta bëjnë sërish oligarkët, kapërcimi i tillë i Kosovës do të mundësojë vetëm lidhje tregtare dhe rritje të fitimit të oligarkëve e monopolistëve nga Serbia e Shqipëria, e jo fitim të bujqve e fermerëve të cilët ose po e braktisin fshatin, ose po shndërrohen në bujkrobër. Gjergj Luca i Rozafës do shesë peshk në Beograd e do fitojë më shumë, por peshkatarët e Durrësit a Lezhës do paguhen njëjtë, ose edhe më pak. Ekspansioni i tregut nuk i ndihmon ekonomisë kombëtare, as qytetarëve e prodhuesve, kur ajo është e kapur nga monopole, kartele e oligarkë të cilët fitimet i depozitojnë në Zvicër, Qipro, Maltë a Panama, për të mos u taksuar.

Së treti, përmes marrëveshjes Serbi – Maqedoni – Shqipëri, ndërtohet një rrugë e re për synimin e vjetër, atë të daljes së Serbisë në Detin Mesdhe. Ky synim është doktrinë e shtjelluar zyrtarisht në Serbi dhe gjithnjë janë shqyrtuar alternativat e ndryshme. Kroacia e Sllovenia nuk ia jep këtë mundësi Serbisë, sepse nuk e shpërblejnë ish-dhunuesin e tyre, por edhe sepse janë vende me orientim kah BE e jo kah Euroazia, siç është zyrtarisht Serbia. Alternativë tjetër është lidhja me kanal të lundrueshëm të Moravës me Vardarin, që do të mundësonte lundrimin nga Danubi në Egje (Selanik), projekt i shtrenjtë e afatgjatë, për të cilin ka interes investimesh kineze por edhe shqetësim amerikan. Alternativa e tretë për daljen në Mesdhe të Serbisë është Shqipëria, kuptohet, përmes Kosovës. E pikërisht kur Kosova po ndryshon, dhe nuk po lejon të shkelet – pra kur Kosova po e kushtëzon këtë nevojë të Serbisë me njohje – Shqipëria ia ul pazarin Kosovës dhe ia eliminon mundësinë kushtëzuese, duke e ftuar Serbinë të vijë nga Maqedonia.

Shqipëria me këtë anashkalim të trefishtë, me këtë indiferencë dhe injorim, po vepron sikur Kosova të mos ekzistonte si shtet, ose sikur të mos ishte shtet shqiptar. Ky është interes i drejtpërdrejtë i Serbisë. Shqipëria po vepron sikur Kosova të ishte provincë e saj, por Shqipëria është sjellë keq me provincat e veta. Shiheni Tropojën e Kukësin, shiheni Bulqizën, Beratin e Skraparin, Devollin e Përmetin, që të kuptoni se varfëria që patë në fshatrat e Durrësit, Fushë-Krujës e Tiranës, nuk është aq e rëndë. Kosova nuk është provincë e Shqipërisë, Kosova është një nga qendrat e shqiptarisë. Aty prodhohet ekonomi, kulturë, dije, sport, art, solidaritet shoqëror, iniciativë për ndryshim, politikë emancipuese, shpesh më shumë se në Shqipëri. Jo se janë më të talentuar shqiptarët e Kosovës, por sepse mënyra me të cilën qeveriset Shqipëria, e pengon zhvillimin e potencialeve të banorëve të saj.

Bashkimi kombëtar do të ndodhë kur Shqipëria të kuptojë se Kosova ka të drejtë, historikisht e tash për tash, e se Shqipëria tash për tash e prej shumë kohësh e ka gabim.

E di fort mirë se fajin nuk e kanë qytetarët e Shqipërisë, por politikanët dhe oligarkët e saj megallomanë e të kompleksuar, impozantë e injorantë, arrogantë e pa vlera humane, llafazanë e të padijshëm, filantropë – mizantropë, që bëjnë shqiponja me gishtat e njëjtë që nënshkruajnë marrëveshje antishqiptare.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog arber zaimi edi rama takimi i mini shengen ne tirane arber zaimi edi rama takimi i mini shengen ne tirane

Sondazh

Poll

Insights 19 Dhjetor 2019, 19:57

Kjo është toka e shqiptarëve, jo e oligarkëve

Në vitin 1953, Tito dhe ministri i jashtëm turk, Mehmet Koprulu nënshkruan një marrëveshje xhentëllmenësh, e cila promovonte emigrimin e shqiptarëve të Kosovës ...

Insights 18 Dhjetor 2019, 09:55

Media përballë pasqyrës!

TIRANË- Pak orë na ndajnë nga protesta e gazetarëve, kolegëve të mi për lirinë e fjalës.Cënohet dhe kërcënohet nga një ligj i qeverisë (kundra shpifjes) Sh...