22 Tetor 2024, 08:26
Nga r.ll
pamje nga gjykata
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka mbërritur pak më herët në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku do të njihet me masën e sigurisë "arrest me burg". Çyrbja u vu në pranga pak ditë pasi la mandatin e ish-deputetit. Ish-deputeti i PS-së akuzohet nga SPAK për veprat penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe "Korrupsion aktiv në zgjedhje".
Bashkë me Çyrbjan u arrestua dhe Ahmet Masha i cili akuzohet për veprat penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Po ashtu i shpalluri në kërkim, personazhi i botës së krimit, Altin Hajri, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”. Në njoftimin e SPAK thuhet se hetimet për Çyrbjan dhe Mashën janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë pas kontrolleve të ushtruara në banesa dhe automjete janë sekuestruar: Pesë telefona celularë, një hard disk i jashtëm Verbatim, një pajisje regjistrimi në formë pakete, shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro, dokumente pronësie, etj. Në njoftimin e SPAK thuhet se nga përgjimet e zbardhura nga aplikacioni Sky ECC u zbulua se persona të botës së krimit informohenin nga Çyrbja për operacione policore.
Po ashtu thuhet se ish-deputeti është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër Ahmet Mashës me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim.
Sipas SPAK, në kohën e kryerjes së veprave penale, Jurgis Çyrbja ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim Altin Hajrin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. Çyrbja për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme Hajrit, duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Ndërkohë në këmbim të këtyre favoreve të siguruara, Altin Hajri i ofronte Çyrbes që të votonte si dhe të siguronte votues në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, dukle konsumuar kështu veprën penale "Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.
jurgis çyrbja
Politike
22 Tetor 2024, 08:07
r.ll
pamje te arrestimi
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-presidentit dhe kreut të Partisë s&...
Politike
22 Tetor 2024, 07:28
N.F
Gjader
TIRANË- Prej muaj Shqipëria ka qenë dhe mbetet një nga vendet e cila po diskutohet gjerësisht nga mediat ndërkombë...
Politike
21 Tetor 2024, 22:55
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha sot se drejtuesit e Gardës së Rep...
Politike
21 Tetor 2024, 22:51
E. D
pamje nga arrestimi i Çyrbes
TIRANË- Pamje nga arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja janë janë publikuar. Siç sh...
Politike
21 Tetor 2024, 22:48
M.B
Arrestimi
TIRANA- Të tjera pamje kanë dalë nga momenti i arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. N&eum...
Politike
21 Tetor 2024, 22:40
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca ka qenë një nga dëshmitarët e mom...
Politike
21 Tetor 2024, 22:27
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Gazeta greke “To Vima” i ka kushtuar një artikull arrestimit të presidentit të Partisë së ...
Politike
21 Tetor 2024, 22:12
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Klodiana Lala, ka shpjeguar detaje nga arrestimi i ish deputetit Jurgis Çyrbja dhe si ai u propozua nga krimi i orga...
Politike
21 Tetor 2024, 22:03
M.B
Arrestimi
TIRANA- Janë publikuar pamjet të tjera nga momenti i arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir...
Politike
21 Tetor 2024, 21:53
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte mjetin me të cilin po udh&e...