Bota

Izraeli kryen sulme ajrore në të gjithë Libanin, bombardon bankat e Hezbollahut

Siç raportohet, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar të paktën 16 sulme ajrore. Bombardimet janë kryer kundër ndërtesave të bankës “Al-Qard al-Hasan”.

21 Tetor 2024, 21:14 Nga E. D
Izraeli kryen sulme ajrore në të gjithë Libanin, bombardon bankat
foto ilustruese

LIBAN- Izraeli daklaron se ka kryer sulme ajrore në të gjithë Libanin, duke thënë se fokus i bombardimeve kanë qenë disa degë të një banke, e cila mendohet se përdoret nga Hezbollahu. Siç raportohet, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar të paktën 16 sulme ajrore. Bombardimet janë kryer kundër ndërtesave të bankës “Al-Qard al-Hasan”.

Në një deklaratë, Al Qard al Hassan siguroi klientët se kishte marrë masa për të siguruar që fondet e tyre njenë të sigurta, ndërsa e quajti vendimin për ta shënjestruar atë një shenjë “falimentimi” të Izraelit. Gjithashtu dy sulme janë raportuar në afërsi të aeroportit në në Bejrut. Ndërkohë më herët ushtria izraelite paralajmëroi qytetarët e Libanit, se planifikonte të kryente sulme gjatë natës.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll