Bota

"Nuk kam asnjë problem me njohjen e personave"/ Trump i përgjigjet kritikave të Harris: Nuk jam 80 vjeç dhe as afër të 80-ave

Trumo duke iu përgjigjur kritikave të Harris tha se ai nuk ka asnjë problem me njohjen e personave dhe se nuk është as 80 vjeç dhe as afër të 80-ave. 

21 Tetor 2024, 16:14 Nga E. D
"Nuk kam asnjë problem me njohjen e personave"/ Trump i
Donald Trump

SHBA- Kandidati republikan, Donald Trump gjatë një tubimi në Pensilvani, tha se mendonte se të gjithë kandidatët presidencialë duhet t’i nënshtroheshin një testi njohës, duke insistuar gjithashtu në aftësinë e tij mendore për postin. Trumo duke iu përgjigjur kritikave të Harris tha se ai nuk ka asnjë problem me njohjen e personave dhe se nuk është as 80 vjeç dhe as afër të 80-ave. 

Fushata e Harris ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi shëndetin kognitiv të Trump dhe e ka kritikuar atë për refuzimin e publikimit të të dhënave të tij mjekësore. Më tej Trum tha se "kemi pasur disa nga liderët më të mëdhenj në historinë botërore që kanë qenë në të 80-at e tyre."

“Unë nuk kam asnjë problem me njohjen e personave, ajo mund ta ketë problem këtë. Unë në fakt bëj thirrje për një test kognitiv për të gjithë njerëzit që duan të kandidojnë për president. Jo në bazë të moshës. Unë nuk jam 80 vjeç dhe nuk jam aq afër të 80-ave. Në rastin Biden, ai është 81 ose 82 vjeç dhe kjo është në rregull. Ne kemi pasur disa nga liderët më të mëdhenj në historinë botërore që kanë qenë në të 80-at e tyre. Unë kam bërë teste kognitive dy herë dhe i kam kaluar të dyja," tha Trump. 

donald trump

Sondazh

Poll