Bota

Përmbytjet në Itali, mijëra të evakuuar pas shirave të dendur

Gjithashtu disa rrugë janë zhytur në ujë dhe një 20-vjeçar raportohet se ka ndërruar jetë në makinën e tij mes përmbytjeve.

21 Tetor 2024, 18:19 Nga E. D
Përmbytjet në Itali, mijëra të evakuuar pas shirave të
pamje nga përmbtja

ITALI- Mijëra njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre për shkak të shiut të dendur në veri të Italisë. Siç raportohet në Bolonja dhe zonat përreth, mbi 2000 banorë e kaluan natën në strehimoret emergjente ose me familjen dhe miqtë.

Gjithashtu disa rrugë janë zhytur në ujë dhe një 20-vjeçar raportohet se ka ndërruar jetë në makinën e tij mes përmbytjeve. Rajoni Emilia-Romagna, është goditur nga stuhitë që kanë shkaktuar dëme të vlerësuara në disa milionë euro. Disa pjesë të Italisë jugore, përfshirë Kalabrinë dhe Siçilinë, kanë përjetuar gjithashtu përmbytje në qendrat e qyteteve gjatë ditëve të fundit.

 

permbytjet ne itali

Sondazh

Poll