Aktualitet

Gazetari Osman Stafa dorëzon në SPAK provat për mungesën e kimioterapive: Situatë e frikshme është edhe kontrabanda e ilaçeve

Më tej ai tha se e frikshme është edhe situata e krijuar me kontrabandën e ilaçeve.

21 Tetor 2024, 15:38 Nga E. D
Gazetari Osman Stafa dorëzon në SPAK provat për mungesën e
Osman Stafa

TIRANË- Gazetari Osman Stafa gjatë një deklarate për mediat para SPAK, tha se ishte në Prokurorinë e Posaçme që të dorëzonte prova në lidhje me mungesën e kimioterapive dhe medikamenteve të nevojshme për pacientët e sëmurë me tumore dhe kancer.

Gjithashtu Stafa u shpreh se kallëzimi i bërë nga ana e tij në Prokurorinë e Tiranës por nuk u hetua si rast. Më tej ai tha se e frikshme është edhe situata e krijuar me kontrabandën e ilaçeve. Sakaq, Stafa u shpreh se kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve më sill pacientë të blenë tek unë, sepse kështu ka ndodhur.

“Të dhëna konkrete, i kërkova SPAK të disponojë dosjen e mungesës së kimiove për fëmijët. Bëra kallëzim në Prokurorinë e Tiranës por nuk u hetua si rast. Atje ka prova dhe dëshmi që flasin për mungesa të frikshme të mungesave të kimiove për fëmijët. Prokuroria e Tiranës mori një vendim skandaloz

QSUT deklaron që ka edhe më shumë mungesa. Situatë e frikshme është edhe kontrabanda e ilaçeve. Kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve më sill pacientë të blenë tek unë, sepse kështu ka ndodhur. Mjekët duhet të marrin trajtim psikologjik sepse vdekja për ta është bërë normalistët”, tha ai.

osman stafa

Sondazh

Poll