Aktualitet

I riu nuk i bindet policit/ Del nga "Benzi" dhe përplaset me efektivin, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Pas këtij veprimi polici ka fotografuar mjetin tp "Benz" të të riut dhe kjo ka sjellë që 26-vjeçari të dalë nga mjeti dhe të përplaset me të.

21 Tetor 2024, 14:27 Nga N.F
I riu nuk i bindet policit/ Del nga "Benzi" dhe përplaset me
Incidenti

TIRANË- Një 26-vjeçar është vënë në pranag ditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se i riu nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar. Pas këtij veprimi polici ka fotografuar mjetin tp "Benz" të të riut dhe kjo ka sjellë që 26-vjeçari të dalë nga mjeti dhe të përplaset me të.

Në lidhje me ngjarjen janë publikuar edhe pamje. Nga videoja e publikuar nga JOQ Albania shihet i riu i cili shtyhet me policin teksa i heq edhe kapelen.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Ditën e sotme në kryqëzimin e rrugës "Don Bosko", punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore i planëzuar me shërbim ka dhënë shenjë ndalimi për automjetet që vinin në drejtim të Don Boskos, me qëllim reduktimin e fluskit të trafikut.

Shtetasi S. L., 26 vjeç, që drejtonte një automjeti tip "Benz" nuk i është bindur shenjës për ndalim dhe ka vijuar qarkullimin me automjet. Punonjësi i Policisë, pas këtij veprimi nga drejtuesi i automjetit, ka fotografuar mjetin në fjalë dhe në këto momente, drejtuesi i ajtomjetit, shtetasi S. L., ka dalë nga makina duke ofenduar punonjësin e Policisë. Në vijim shtetasi S. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane perplasje me policin

Sondazh

Poll