Aktualitet

Shoferi i taksisë zbriti nga makina për t’i dhënë valixhen, 27-vjeçari në Tiranë i grabit mjetin dhe largohet

Mësohet se i riu me iniciale A.R ka marrë një taxi dhe në momentin kur shoferi i taksisë ka zbritur për të nxjerrë bagazhet, 27-vjeçari i ka marrë mjetin dhe është larguar.

21 Tetor 2024, 15:20 Nga E. D
Shoferi i taksisë zbriti nga makina për t’i dhënë
fotot ilustruese

TIRANË- Një 27-vjeçar ëashtë arrestuar pasi tentoi të grabiste një makinë. Mësohet se i riu me iniciale A.R ka marrë një taxi dhe në momentin kur shoferi i taksisë ka zbritur për të nxjerrë bagazhet, 27-vjeçari i ka marrë mjetin dhe është larguar. Por më pas ai është ndaluar nga polica në Elbasa. Ndërkohë rupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Ditën e sotme, në autostradë, përballë një qendre tregtare, shtetasi i huaj A. R., 27 vjeç, ka marrë një taxi tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin L. C. Në momentin kur shoferi i taksisë ka zbritur për të nxjerrë bagazhet, shtetasi A. R., ka marrë mjetin dhe është larguar. Më pas është lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Elbasan. 27-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, më datë 20.10.2024, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në një servis në rrugën Vorë-Marikaj.

polica e tiranes

Sondazh

Poll