Art&Argëtim

TV i thyer, drogë dhe sende të tjera/ Ja çfarë u gjet brenda dhomës së hotelit ku Liam humbi jetën

Pamjet nga brenda dhomës tregojnë një televizor të copëtuar dhe mbetje pluhuri në një tavolinë.  Sipas raportimeve, Liam kishte qenë duke vizituar Buenos Aires-in përpara rënies së tij fatale nga kati i sipërm i hotelit.

17 Tetor 2024, 14:25 Nga E. D
TV i thyer, drogë dhe sende të tjera/ Ja çfarë u gjet
 Liam Payne

AGJENTINË- Pamje tronditëse kanë dalë nga dhoma e hotelit në Buenos Aires ku Liam Payne po qëndronte para vdekjes së tij tragjike. Ish-këngëtari i One Direction, 31 vjeç, ra për vdekje nga ballkoni i hotelit në Buenos Aires, menjëherë pasi Payne postoi në llogarinë e tij Snapchat. Pamjet nga brenda dhomës tregojnë një televizor të copëtuar dhe mbetje pluhuri në një tavolinë.  Sipas raportimeve, Liam kishte qenë duke vizituar Buenos Aires-in përpara rënies së tij fatale nga kati i sipërm i hotelit.

Gjithashtu një operator kryesor i ambulancës tha se: Në orën 17.04 përmes sistemit të integruar të sigurisë publike 911, ne u njoftuam për një person që ndodhej në një oborr të brendshëm të menaxhimit të një hoteli shtëpie jugore. Në orën 17.11 mbërriti i njëjti ekip dhe verifikoi vdekjen e këtij njeriu dhe më vonë morëm vesh se ai ishte këngëtar në një grup muzikor”. Fatkeqësisht, si pasojë e rënies ka pasur lëndime të papajtueshme me jetën, ndaj është dashur të konfirmojmë vdekjen, nuk ka pasur mundësi për reanimim.

Autoritetet thuhet se u thirrën në vendngjarje për t'u marrë me një person agresiv që mund të ishte nën ndikimin e drogës ose alkoolit. Ndërsa më herët gjatë ditës, ylli është par duke u sjellur në mënyrë të çrregullt në hollin e hotelit. Raportet sugjerojnë se Liam theu laptopin e tij në holl përpara se të kthehej në dhomën e tij.

Policia argjentinase i ka përshkruar plagët e tij si lëndime jashtëzakonisht të rënda, dhe Alberto Crescenti, kreu i shërbimit mjekësor të urgjencës, tha se këngëtari ra në një oborr të brendshëm. Pas këtyre raporteve, homazhe të përzemërta janë bërë për Liam, i cili fitoi famë botërore në vitin 2010, së bashku me shokët e tij të grupit Harry Styles, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson.

liam payne

Sondazh

Poll