17 Tetor 2024, 22:26
Nga r.ll
pjestaret e one direction
SHBA- Ish-shokët e grupit One Direction të Liam Payne kanë publikuar një deklaratë të përbashkët pas vdekjes së yllit të popit në Argjentinë të mërkurën.
Louis Tomlinson, Zayn Malik, Niall Horan dhe Harry Styles shprehen se do t'ju duhet kohë për të pranuar ndarjen nga jeta të Liam, të cilit i referohen si vëllai i tyre.
"Jemi plotësisht të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Liam. Me kalimin e kohës dhe kur të gjithë të kenë mundësi, do të ketë më shumë për të thënë. Por tani për tani, do të marrim pak kohë për pikëllimin tonë dhe për të pranuar humbjen e vëllait tonë, të cilin e donim shumë. Kujtimet që ndamë me të do të jenë të çmuara përgjithmonë. Tani për tani, mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë e tij dhe fansat që e donin pranë nesh. Do të na mungojë tmerrësisht. Të duam Liam.", thuhet në deklaratën e tyre raporton BBC.
Liam Payne humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i katit i tretë të një hoteli në Argjentinë ku ai po qëndronte. Në momentin e ngjarjes 31-vjeçari ishte i vetëm në dhomë, pasi partnerja e tij ishte larguar dy ditë më parë nga Argjentina. Një punonjës në hotel kishte thirrur shërbimet e urgjencës përpara rënies fatale për të kërkuar ndihmë për të menaxhuar sjelljen agresive të një klienti, duke thënë se ai dukej nën ndikim e drogës dhe alkoolit. Dëshmitarët thonë se dëgjuan zhurma të forta, duke përfshirë përplasje në momentet para vdekjes së tij. Payne u dërgua me urgjencë në spital, por lëndimet e tij ishin aq të rënda sa nuk ishte në gjendje të jetonte, thanë shërbimet e urgjencës.
Policia që po heton vdekjen e papritur të Payne është në kërkim të dy dëshmitarëve kyç që mund të jenë ndër njerëzit e fundit që e kanë parë atë të gjallë. Këngëtari ka ndërruar jetë menjëherë në vendngnajrja pasi pësoi lëndime të shumta që çuan në hemorragji të brendshme dhe të jashtme. Hetuesit argjentinas po kërkojnë dy gra që kaluan kohë me Payne në hotelin Casa Sur një natë para vdekjes së tij tronditëse. Të dyja gratë thuhet se janë larguar nga hoteli dje pasi kanë pritur yllin në holl, raporton gazeta argjentinase Infobae.
Nuk ka asnjë indikacion se gratë mund të jenë të përfshira në vdekjen e tij, por policia shpreson se mund të ndihmojë në bashkimin e momenteve të fundit të Payne para se të zhytet në vdekje rreth orës 17:00 me kohën lokale. Familja e Payne tha sot se ishin zemërthyer nga vdekja e tij tragjike dhe e parakohshme, duke shtuar se ish-ylli i One Direction do të jetojë përgjithmonë në zemrat e tyre.
vdekja e liam payne
Art&Argëtim
17 Tetor 2024, 19:17
r.ll
liam payne, niall horan
BRITANI- Ish-ylli i "One Direction", Niall Horan është fotografuar rrugëve të Londrës për herë t...
Art&Argëtim
17 Tetor 2024, 16:07
r.ll
rita ora dhe liam payne
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të ish-yllit të "O...
Art&Argëtim
17 Tetor 2024, 14:25
E. D
Liam Payne
AGJENTINË- Pamje tronditëse kanë dalë nga dhoma e hotelit në Buenos Aires ku Liam Payne po qëndro...
Art&Argëtim
17 Tetor 2024, 07:36
M.B
Liam Payne
ARGJENTINA- Ylli i “One Direction”, Liam Payne ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkon...
Art&Argëtim
17 Tetor 2024, 07:13
M.B
Foto ilustruese
DASHI
Në dashuri, sot do të ndiheni veçanërisht të afërt me partnerin tuaj, me mundësi të pë...
Art&Argëtim
16 Tetor 2024, 21:53
E. D
Anthi Fakidari
SHBA- Modelja Anthi Fakidari është bukuroshja e parë greke që ka ecur në pasarelë...
Art&Argëtim
16 Tetor 2024, 17:26
E. D
modelet
SHBA- E besoni apo jo, kanë kaluar gjashtë vjet që kur engjëjt e Victoria's Secret hapën krah&eum...
Art&Argëtim
16 Tetor 2024, 17:26
r.ll
tupac dhe diddy
SHBA- Sean "Diddy" Combs akuzohet së fundimi për përdhunimin e një gruaje si "hakmarrje" pas deklaratave të saj, k...
Art&Argëtim
16 Tetor 2024, 17:05
E. D
Irina Shayk
SHBA- Irina Shayk u rikthye në sfilatën e Victoria's Secret mbrëmjen e kaluar. Modelja 38-vjeçare doli në pist&...
Art&Argëtim
16 Tetor 2024, 15:46
E. D
Diddy dhe Love
SHBA- Diddy theu heshtjen e tij në rrjetet sociale të martën (15 tetor) kur u kthye në Instagram për t'i ...