Politike

Hasani takim me kryetaren e Komunës së Luginës së Preshevës: Vëmendjen dhe angazhim i veçantë ndaj zhvillimeve atje

Në takimin e zhvilluar Hasani thotë se rikonfimoi mbështetjen dhe angazhimin e  qeverisë shqiptare ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje.

19 Tetor 2024, 12:57 Nga M.B
Hasani takim me kryetaren e Komunës së Luginës së
Ardita Sinani dhe Igli Hasani

TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka pritur në një takim kryetaren e Komunës së Luginës së Preshevës, Ardita Sinani. Në takimin e zhvilluar Hasani thotë se rikonfimoi mbështetjen dhe angazhimin e  qeverisë shqiptare ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje.

“Mbështetja e qeverisë shqiptare do të jetë, jo vetëm politike, por edhe në nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe punësimit”, thotë Hasani.

Gjatë takimit, kryediplomati Hasani dhe kryetarja Sinani diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, me faktorët politikë, social dhe ekonomik në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

POSTIMI I HASANIT:

Kënaqësi të ndanim me të diskutime frytdhënëse mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, me faktorët politikë, socialë dhe ekonomikë në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

Rikonfirmova vëmendjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje.

Jo vetëm mbështetje politike por edhe nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe punësimit.

igli hasani

Sondazh

Poll